Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar sërish në lidhje me koeficientin 105 euro të vendosur nga Qeveria.
Sipas një njoftimi për media thuhet se SBASHK është pajtuar më këtë vlerë dhe se ligji ne pagave nuk do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut,
Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe pasi falë përkushtimit e angazhimit kishim arritur që të kemi një pozitë sa më të mirë në këtë Ligj dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve.
Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.
Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë japim sqarim se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë . Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Prishtinë, 1 shkurt 2023
Zyra për informim e SBASHK-ut