Katër raste të dhunës në familjen në rajonin e Prishtinës janë raportuar në Policinë e Kosovës ku një i dyshuar nga këto raste është dërguar në mbajtje ndërsa, tre të dyshuar prej këtyre rasteve janë liruar dhe hetimi për ta vazhdon në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Enigma.
Një person është arrestuar nga policia me datë 08.05.2021 pasi që është raportuar nga shkolla se nxënësja kishte ardhur në shkollë me shenja të dhunës në fytyrë dhe është arrestuar babai i viktimës.
Me vendim të prokurorit ky rast vazhdon të mbetet nën hetime.
LEXO EDHE: Aksident trafiku në Vushtrri, vetura godet këmbësoren
Një tjetër rast i dhunës në familje në Prishtinë ka ndodhur ditën e djeshme, ku viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit ky rast vazhdon në procedurë të rregullt.
Një person tjetër është arrestuar nga policia në Fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë pasi i dyshuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari për kryerjen e veprës gjendet në arrati, kurse rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa në komunën e Lipjanit ditën e djeshme është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari i cili nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e saj.
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime. /Gazeta Enigma/