Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një krahasim mes zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, kur këta të fundit ishin pjesë e kabinetit qeveritar në Qeverinë Kurti 1.
Ai tha se këta zyrtarë të LDK-së, duke përfshirë edhe Agim Veliun, nuk janë as sa çereku i Muratit dhe Bislimit.
“Deputeti Abdixhiku ka qenë ministër i imi dhe deputeti Hoti që nuk qenka këtu ka qenë zëvendës i imi, dhe ministrin e Brendshëm e kam pasur një kohë prej LDK-së, por asnjëri nga këta nuk i afrohet as sa çerekut ministrit të Financave, (Hekuran Murati) dhe zëvendësit tim, Besnik Bislimi”, tha ai para deputetëve të Kuvendit.
“Këtyre idetë ua dirigjon karriget ku ulën e jo bindjet që s’i kanë”.