Emërllahu i FC Ballkanit dhe Firmino i Llapit dënohen me nga Komisioni Disiplinor pas kacafytjes në finale e Superkupës

Emërllahu i FC Ballkanit dhe Firmino i Llapit dënohen me nga Komisioni Disiplinor pas kacafytjes në finale e Superkupës

Fundi i ndeshjes në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Llapit nuk përfundoi mirë pasi lojtarët e të dy skuadrave u kacafyten ndërmjetvete, shkruan Gazeta Enigma.

Për këtë kacafytje mesfushori i FC Ballkanit, Lindon Emërllahu u ndëshkua me të kuq. Me karton të kuq po ashtu u ndëshkua edhe sulmuesi i Llapit, Alef Firminjo.

Komisioni Disiplinor i FFK-së për këtë kacafytje i ka denuar të dy lojtarët me nga dy ndeshje mos lojë.

NJOFTIMI I FFK-SË:

Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanellë 6 dhe nr  ID 008300M02.  Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i  FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanellë 9 dhe nr  ID 024387M98. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Related Articles