Arsenali ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën sulmuesit brazilian Gabriel Martinellit deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, raporton Gazeta Enigma.
Martinelli deri tani i ka bërë 111 paraqitje për Arsenalin prej debutimit të tij me klubin nga Londra e Veriut.
21-vjeçari debutoi me Arsenalin në gusht të vitit 2019 ndaj Neëcastle Unitedit.
Trajneri i kësaj skuadre, Mikel Arteta është shprehur i lumtur për Martinellin që ka vendosur ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Arsenalit.
Po ashtu Martinelli ka thënë se nuk mund ta imagjinojë vetën e tij në një skuadër tjetër jashtë arsenalit.