Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës në pozitën e drejtorit të TV publik, RTK.
Nga zyra e informimit të kësaj partie, përmes një komunikate për media bëhet e ditur që LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues.
Sipas komunikatës thuhet se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik.