Një 14-vjeçar vdiq të shtunën derisa po e festonte titullin e Atletico Madridit në La Liga.
Ai nxori gjysmën e trupit në dritaren e një veture dhe u përplas me një mur në një parking në Plaza de Santa Ana në Madrid, përcjell Gazeta Express.
Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri ishte në veturën që hyri në parking me një flamur të Atletico Madridit. Makina vozitej nga prindërit e shokut të tij, teksa në veturë ishte edhe vëllau i viktimës.
Brenda parkingut, i riu nxori gjysmën e trupit në njërën nga dritaret dhe e goditi një mur. Si rezultat i goditjes, 14-vjeçari mori goditje të rënda në kokë, nga të cilat nuk mundi të shpëtonte.