FC Feronikeli 74 që bën gara në Ligën e Parë sot ka qenë befasia e radhës në Kupën e Kosovës pasi ka eliminuar Trepçën ’89 me rezultat 1-0, duke u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.
Pas kësaj fitore ka reaguar presidenti i këtij klubi, Erlind Krasniqi i cili ka reaguar pas disa shkrimeve, duke thënë se Feronikeli 74 e fitoi ndeshje nnë fushë, aty ku luhet futboll, raporton Gazeta Enigma.
“Jemi rikthyer me futboll pas pauzës dimërore, duke fituar ndeshjen e dytë, në Kuadër të Kupës së Kosovës. Fitoren e sotme nuk munda ta shijoj nga reagimet e njerëzve në lidhje me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale.Sa për sqarim, FC Feronikeli 74 ka fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet dhe për këtë e dijnë edhe futbollistët e mi se sa krenar jam me ta”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat e transferimeve. Ai po ashtu ka thënë se e mbështesin cilindo vendim të FFK-së dhe organeve të saj, por nuk lejojnë të gjykohen.
“FC Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat për transferimet e janarit dhe jemi të qetë dhe të hapur për ankesat e kujtdo, sepse nuk pretendojmë të bëjmë diqka të jashtëligjshme apo jashtë rregulloreve sportive. Ne si klub mbështesim cilindo vendim të FFK dhe organeve të saja, por të gjykohesh nga portale dhe njerëz jo kompetent, nuk e durojmë asnjëherë. Ne do të vazhdojmë të fitojmë, të shënojmë e të gëzojmë në fushë, aty ku luftojnë luftëtarët, për sa i përket jashtë fushës as nuk kam dyshimet më të vogla që kemi bërë diqka jashtë rregulloreve”, ka shkruar ai.