Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i Albin Kurti, e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Kurti e pranoi këtë plan “pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën”.
Ndër të tjera, ai ua “uroi” qytetarëve themelimin e “Zajednicës”. Sipas tij, kjo është dhuratë nga kryeministri Kurti.
“Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, shkroi ai në Facebook.