Çitaku i reagon Kurtit pasi pranoi planin e BE-së: A ka njohje reciproke?

Çitaku i reagon Kurtit pasi pranoi planin e BE-së: A ka njohje reciproke?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ia ka bërë dy pyetje publike kryeministrit Albin Kurti, pasi sot deklaroi se e kanë pranuar planin e BE-së si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, Kurti duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarohet nëse marrëveshja e ka njohjen reciproke si dhe të tregojë nëse do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

LEXO EDHE: Kurti i tha ‘po’ propozimit të BE-së, reagon Haradinaj: Tash po bindeni që Albini po i ndërrojka fjalët

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin. Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament”, shkroi ajo në Facebook.

“Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë:
1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;
2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit”,  u shpreh ish-ambasadorja kosovare në Washington.

LEXO EHDE: Tahiri i PDK-së: Kurti e pranoi planin franko-gjerman, urime themelimi i “Zajednicës”

“Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas”, përfundoi Çitaku.

Related Articles