Regjistrohen 37 raste të reja me COVID-19, nga 3.143 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Enigma.
Kanë ndërruar jetë 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 69 persona.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 776.674 testime të COVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 155.063, numri i të shëruarve është 146.869, i të vdekurve është 5.311, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2.883./Gazeta Enigma/