“Plisat”, paralajmërojnë festë në kryeqytet

“Plisat”, paralajmërojnë festë në kryeqytet

Prishtina sot do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Ballkanit dhe më pas do të festojnë titullin kampion bashkë me lojtarët nëpër rrugët e kryeqytetit.

“Plisat” në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë paralajmëruar para pak çasteve se një festë e jashtëzakonshme po vjen.

A jeni gati të jeni dëshmitarë të një organizimi të paparë deri më sot në shqiptari, pyesin ata?

Më poshtë keni postimin e tyre:

“SOT PRISHTINA FESTON!

Prishtinë dhe mbarë opinioni shqiptar, a jeni gati të jeni dëshmitarë të një organizimi të paparë deri më sot në shqiptari?! Luanat e Prishtinës do të priten si askush më parë në sheshin e kryeqytetit “Nënë Tereza” nga ora 19:30.

Në ora 19:00 veshu bardhë e kaltër dhe nisu në shesh, priti Kampionët! Kurse në ora 22:00 gjithë qytetin do ta pres një surprizë! Plisa, takohemi nga ora 18:00 në Fan Club”.

Related Articles