Tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.8 të shkallës Rihter morën jetën e mbi 17 mijë njerëzve në Turqi dhe Siri, dhe shumë janë ende nën rrënoja.
Traumën e tij e përshkroi edhe futbollisti norvegjez Fredrik Gulbrandsen (30), i cili luan për Adanasporin turk. Adana ndodhet afër Gaziantepit dhe ai qytet ka pësuar shumë dëme. Në momentin e tërmetit, Gulbrandsen ishte duke fjetur në katin e 15-të të një ndërtese në Adana.
“Jam i shokuar medova se do të vdisja sepse gjithçka po dridhej. Unë zvarritesha në dysheme dhe isha i sigurt se ndërtesa do të shembej. U përpoqa të fshihesha disi, por ju e kuptoni që nuk ka vërtet asnjë shpresë nëse gjithçka fillon të shembet“, tha futbollisti lojtar dhe vazhdoi.
“Ende nuk mund ta besoj që ajo ndërtesë ka mbijetuar dhe nuk është shembur. Gjithçka dridhej aq fort, si kur je në një anije gjatë një stuhie. Kur u qetësua pak, dola menjëherë jashtë në drejtim të daljes. Pashë që të gjithë njerëzit nga pallati po ikin nga banesat e tyre, jam i lumtur që e fejuara ime nuk ishte me mua atë natë dhe që nuk duhej ta kalonte këtë tmerr”, përfundoi ai.