Një fotografi e presidentit Rugova në objektin e Parlamentit Evropian, bëri bujë sot në media e rrjete sociale.
Kjo pasi që ajo u pikas gjatë një vizite të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në këtë institucion.
Në një foto të përbashkët mes presidentes të PE-së, Roberta Metsola dhe Zelenskyt, u vërejt edhe portreti i Rugovës i varur në mur.
Arsyeja pse fotoja e Rugovës ishte e varur aty, është sepse Parlamenti Evropian e nderoi Rugovën me çmimin Saharov në vitin 1998, si njeri i përkushtuar ndaj parimit të rezistencës paqësore ndaj dhunës.
Rugova e kishte konsideruar çmimin si “për mua dhe për të gjithë popullin e Kosovës, njohjen e luftës sonë paqësore dhe sakrificave tona”.
Ai qëndroi i vendosur në kundërshtimin e tij jo të dhunshëm ndaj regjimit serb, duke përsëritur vazhdimisht gatishmërinë e tij për të hyrë në dialog me Beogradin, gjë që e vendosi atë në kundërshtim me Adem Demaçin më nacionalist, rivalin e tij kryesor politik.