Vdesin dy persona në aksident të rëndë në Drenas

Rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë të ultë të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Në aksident kanë gjetur vdekjen dy persona, të dyja të gjinisë femrore, njëra 45, kurse 26 vjecare.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, njofton pwr gazetaenigma, Flora Ahmeti, zwdhwnwse e Policisw.

Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident fatal.

Në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se dy automjete në lëvizje janë përplasë mes vete, në të cilat janë lënduar 6 persona. Dy nga të lënduarat, të gjinisë femore, 45 dhe 26 vjecare, nuk i kanë përballuar plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë: njëra në QMF në Komoran, ndërsa tjetra në QMF në Drenas.

Vdekjen e dy viktimave, të dyja femra, L. P. 45 vjeçare dhe Q. Th. 26 vjeçare, e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejn ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles