Numri I të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 23 mijë, raporton Gazeta Enigma.
Numri i të vdekurve në Turqi sipas presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në 19 mijë e 388.
Erdon po ashtu ka bërë të ditur se 77 mijë e 700 njerëz janë të lënduar në Turqi dhe kërkojnë strehim.
Përveçse bashkndjejnë dhimbjen me popullin e Turqisë, qytetarët e Kosovës janë duke mbledhur edhe ndihma ku deri tani veçse i kanë nisur për Turqi.
Familja Selim inga Gjilani ka shprehur gatishmëri që t’ia lirojnë shtëpinë një familje nga Turqia derisa ata të arrijnë ta bëjnë zgjidhjen për banim në vendlindjen e tyre në Turqi, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka bërë të ditur Ardian Selim inga Gjilani i cili ka bërë thirrje që kush ka nevojë një familje nga Turqia do ta strehojnë në shtëpinë e tyre. Selimi ka njoftuar se përparsi kanë familjet më fëmijë, përcjellë Gazeta Enigma.