U nxorën të gjallë nga rrënojat, babë-bijë u ribashkuan 8 ditë pas tërmetit

U nxorën të gjallë nga rrënojat, babë-bijë u ribashkuan 8 ditë pas tërmetit

Babë-bijë e shpëtuar nga rrënojat u ribashkuan 8 ditë më vonë.

Shtëpia ku jetonte familja e Ahmet Ayan në Hatay u shkatërrua nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ahmet dhe vajza Gade mbijetuan nga familja që ishte nën rrënoja, ndërsa nëna dhe fëmijët tjerë humbën jetën.

Babai dhe vajza pasi u nxorrën të gjallë nga rrënojat u trajtuan në spitale të ndryshme. Ndarjes së tyre sot i erdhi fundi, ata u takuan 8 ditë më vonë në 5 Ocak Mahallesi Muhtarlığı.

Ky moment përloti të gjithë të pranishmit, teksa të përqafuar, babë e bijë qanë për një kohë të gjatë.

Related Articles