Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka rikujtuar Qeverisë Kurti importet që janë rritur nga Serbia.
Teksa foli për këtë çështje, ajo po ashtu tha se çmimet e produkteve bazë janë dyfishuar.
Megjithatë, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se “investimet kapitale janë zero, ama presioni i naltë”, duke nënkuptuar presionin që po i bëhet kryeministrit Kurti nga ndërkombëtarët për dialogun Kosovë-Serbi.
“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, shkroi ajo në Facebook.