E mitura në Prishtinë tentoi ta braktiste foshnjën e porsalindur

E mitura në Prishtinë tentoi ta braktiste foshnjën e porsalindur

Një e mitur është raportuar se, të hënën në Prishtinë, ka tentuar ta braktisë foshnjën e porsalindur.

Policia në konsultim me prokurorin, rastin e ka cilësuar “Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16-vjeçare” dhe mbetet për procedura të tjera.

Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.


Related Articles