Qytetarë kosovarë nga diaspora po bëjnë thirrje për t’u mbledhur më 1 mars në Hagë për të protestuar kundër arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në njoftimin e tyre protesta organizohet kundër, siç thonë ata, “kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së”.
“Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë! Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën ‘Laan van Reagan en Gorbatsjov’, Den Haag, Holandë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky është njoftimi i plotë:
Shqiptarë, kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar!
Gjykimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, fillon më 1 mars 2023.
Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë.
Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së.
Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë.
Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë!
Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, Niederlande.
Protestoni për UÇK-në, për ata që i mbrojtën familjet dhe popullin tonë!