Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i Drenasit, E.B, i cili pasditen e së martës u godit nga një automjet, ende i paidentifikuar.
E.B në ato momente ishte në cilësinë e këmbësorit, teksa ngasësi raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se këmbësori dje ishte dërguar për trajtim në QKUK, por si pasojë e lëndimeve të rënda, nuk ka rritur të mbijetojë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.