Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson, ka akuzuar Prokurorinë e Speciales se ka fokur tërësisht të humbur në paraqitjen e çështjes së saj.
Emmerson ka përshkruar se si Prokuroria, në mënyrë krejt të tërthortë ka planifikuar t’i paraqes ngjarjet në aktakuzë.
“Ka një mungesë fokusi nga Prokuroria për mënyrën se si çështja është paraqitur. E pranoj që vendimi i Trupit Gjykues për t’ia lënë Prokurorisë për të vendosur për çështjen e vet, por ju e ngritët çështjen se paraqitja e provave në mënyrë rastësore, s’do t’i ndihmojë ata. Keni për ta parë vet, kur të kalojmë nga Drenoci, në mesin e verës të 1998-ës, dhe pastaj të kalojmë tek një dëshmitar tjetër që ka të bëj me një pjesë krejt tjetër kah fundi i 1999-ës”, tha Emmerson.
Ai tha se mbrojtja është e penguar nga Prokuroria për të bërë pyetje në gjykim, pasi që ka shumë materiale të redaktuara të intervistave të dëshmitarvëe.
“Ne duhet të njohim një zonë të madhe për të cilin flasin dëshmitarët. Është një sfidë shumë e përbërë. Do të vijë një dëshmitar i rëndësishëm shembull, që do të dëshmojë një ngjarje për Drenocin, ka një grup tjetër pastaj që do të vijnë për të cilët nuk janë hequr redaktimet dhe ne nuk dijmë se çka do të thonë ata. Ne jemi të penguar për të bërë pyetjet. Premisa bazë është që Prokuroria të zgjedhë se si ta organizojë çështjen, por pasojat që ne do të kemi. S’ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë. Ky është një problem i madh dhe i dukshëm. Gjykimi nëse do të jetë i gjatë do të jetë në dëm të të akuzuarve që rrijnë në burg, dy vite para se të nisur gjykimi. Një nga gjërat që mund të bëni ju, është të përdorni diskrecionin për të bërë këtë gjë. Tejzgjatja është në dëm të drejtësisë dhe të akuzuarve”, tha Emmerson.
“Do të kemi një material shumë të gjerë që askush nuk e di sa i dobishëm është. Avantazhi i Prokurorisë është që të zgjatet çështja, duke hedhur sa më shumë informacion. Është mirë ndonjëherë që t’ja japësh sa më të gjatë litarin Prokurorisë dhe të shohim nëse ajo do ta var veten me të. Por nuk është koherente. Është në dëm të kësaj. Është një çështje se si ndihet ajo. S’mund të bazohesh vetëm në shifa, pa i future ato në një kontekst. Nuk bëhet krahasimi në mënyrë matematike, nuk pajtohem me të” .
Emmerson paraqiti edhe paradoksin e madh, ku për çështjen kundër kriminelit Millosheviq, ishin dashur 360 orë, teksa për rastin ndaj krerëve të UÇK-së, po kërkohet dyfishi.
“Aktakuza ndaj Millosheviqit, ku filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, tha Emmerson.