Në lidhje me deklaratat e fundit të deputetit Haki Abazi, teksa ka akuzuar Kurtin e Haxhiun, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj.
Miftaraj deklaroi se Prokuroria e fton Abazin për të hënën, që ta marrë në pyetje pra kalon disa ditë radhazi deri të vjen e hëna.
Gjithahtu ai tha se prokurorët paguhen afërisht mbi 2 mijë e 500 euro në muaj ndërsa “nuk bën me punu kur është ditë pushimi”.
“Kaq për seriozitetin e Prokurorisë Speciale. Këta krimin e luftojnë vetëm në ditë pune dhe brenda orarit të punës”,shtoi ai.
Ndryshe Prokuroria sot ka njoftuar se deputeti i VV-së Haki Abazi do të thirret “së shpejti” për t’u intervistuar në lidhje me deklarimin e tij për zhdukjen e provave në rastin e Astrit Deharit si dhe përfshirjen e njerëzve të lartë të shtetit në këtë rast.
Postimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.
Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.
Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.
Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Keta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes./GazetaEnigma/