Ish-Topi i Artë i Kosovës i jep fund karrierës futbollistike

Ish-Topi i Artë i Kosovës i jep fund karrierës futbollistike

Mesfushori i njohur, Mentor Zhdrealla ka bërë të ditur se ia ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike, raporton Gazeta Enigma.

Zhdrella njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë në 15 vitet e fundit duke e thënë fjalën kryesore në mesfushorë.

Ai ka fituar të gjithë trofetë e mundshme me klube dhe personale.

Zhdrella ka luajtur për skuadra si 2 Korriku, Prishtina, Hysi, Drita, Feronikeli, Llapi, Dukagjini e Keku.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tij të plotë:

Të dashur miq Çdo fillim e ka fundin e vetë, edhe karrierës time si futbollist i erdhi fundi.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur sepse kam arritur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Ai më dha disa nga momentet më të mira të jetës sime, më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe suksese.

Ndjej kënaqësi të jashtëzakonshme kur kthej kokën mbrapa dhe shikoj atë çfarë kam bërë në futboll në këto 20 vite të kaluara, ku kam bërë shoqëri fantastike dhe shumë trofe të fituara si dhe suksese individuale të arritura.

Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime, të gjithë trajnerët, klubet ku kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët, fansat, anëtarët e familjes dhe miqtë.

Jam gjithmonë mirënjohës klubit të 2 Korrikut, aty ku fillova ta jetësoj ëndrrën. Po ashtu e paharruar në memorjen time do të mbetet epoka që kam kaluar me Prishtinën, Hysin, Dritën, Feronikelin, Llapin, Dukagjinin e Kekun si dhe kulminacioni i krenarisë që ishte fanella e kombëtares së Kosovës.

Me respekt, Mentor Zhdrella.

Related Articles