Një nga futbollistët më të mirë që ka pasur Superliga e Kosovës, Mentor Zhdrella dje gjatë ditës njoftoi publikun për pensionimin e tij nga futbolli aktiv.
Zhdrella i cili ka luajtur për shumë skuadra të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri, sot u prit në mënyrën më të mirë nga lojtarët e Llapit dhe të Trepçës ’89.
Dy skuadrat i bën ‘gardën e nderit’ pak para fillimit të ndeshjes futbollistit që dikur kishte luajtur edhe për Llapin në ‘Zahir Pajaziti’.
Kujtojmë që Zhdrella së fundmi ishte pjesë e klubit të Dukagjinit, që luan në Superligën e Kosovës.