Përfundojnë tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës

 Përfundojnë tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Drita dhe Llapi kanë gjetur fitoren ndaj Dukagjinit dhe Trepçës ’89 me rezultat, kurse Prishtina u mposht minimalisht në udhëtim nga Ferizaj.

Llapi e mbylli pjesën e parë pa gola ndaj Trepçës ’89, por në pjesën e dytë Alidema ishte ai që realizoi që në minutën e 47’të për epërsinë e skuadrës së tij.

Vetëm 12 minuta më pas Muja barazoi shifrat në 1-1, kurse Firmino vulosi epilogun e këtij dueli duke shënuar nga penalltia në minutën e 75’të.

Drita fitoi 5-1 me golat e Ardit Tahiri [41′] ,Basriut [75′], B.Krasniqi [84′], Selmani [88′] dhe Ajzeraj [90′], kurse për Dukagjinin realizoi Ergyn Ahmeti nga pika e bardhë në minutën e 60’të.

Ferizaj mori tre pikët ndaj Prishtinës falë golit të realizuar nga Mateo Pandic në minutën e 42’të të takimit.

Rezultatet:

Drita – Dukagjini 5:1

Llapi – Trepça ’89 2:1

Ferizaj – Prishtina 1:0

Related Articles