Ministri Çeku përgëzon FFK-në për punën e jashtëzakonshme në Kampin Nacional në Hajvali

Ministri Çeku përgëzon FFK-në për punën e jashtëzakonshme në Kampin Nacional në Hajvali

Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali dita-ditës po merr pamje të shkëlqyeshme. Njëri nga objektet e këtij kompleksi tashmë është në funksion të plotë dhe ka pritur për akomodim disa ditor Kombëtaren U17 të vajzave. Ndërkohë me ritëm të shpejtë është duke u punuar edhe në stadiumin qendror të këtij kompleksi, ku tashmë janë ndërtuar tribuna lindore dhe pjesa më e madhe e tribunës perëndimore.

E këtij kompleksi po i gëzohet edhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili sot ka përgëzuar kreun e FFK-së, Agim Ademi, për punën e jashtëzakonshme në ndërtimin e këtij kompleksi sportiv.


“Jemi këtu në një kompleks të jashtëzakonshëm, i cili tashmë ka marrë formë dhe sipas presidentit të federatës brenda vitit do ta inaugurojmë. Por edhe kështu siç është, një vend i jashtëzakonshëm, një investim i madh me mbështetje nga UEFA, një punë e jashtëzakonshme e FFK-së. Shpresoj se së shpejti të jemi prap këtu për aktivitete tjera. E falënderoj presidentin e FFK-së për këtë organizim”, ka theksuar ministri Çeku në hapje të ndeshjes së veteranëve të Kosovës dhe Gjermanisë, e cila u zhvillua sot në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Related Articles