Lajm i mirë: Nga e mërkura pritet të mbahen dasmat

Lajm i mirë: Nga e mërkura pritet të mbahen dasmat

Kosova që nga marsi i vitit të kaluar është duke u përballur me pandeminë Covid-19 dhe si shkak i kësaj ende janë në fuqi masat e vendosura nga Qeveri me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Por javëve të fundit numri i rasteve ka rënë në 50 dhe për këtë arsye po kërkohet lirimi i tërësishëm i masave që janë në fuqi.

Kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva për Front Online ka thënë se këtë të mërkurë vendoset për lirimin e masave, pasi këtë premtim e kanë marrë edhe nga ministri Vitia.

“Kemi pasur takim javën e kaluar me ministrin dhe jemi dakorduar që pasnesër me 26 rreth orës 16:00 kemi prapë takim me ministrin, shpresoj që pas situatës që është tani do të kemi lirime të masave”, ka thënë Sogojeva për Front Online.

Sogojeva thotë se kërkesa e tyre është me vend pasi ka rënie të rasteve me Covid-19 poashtu në regjion janë duke u liruar masat dhe vaksinimi është duke u bërë edhe në vendin tonë.

“Duke marrë parasysh që kemi rënie të rasteve dhe hapja që është bërë në regjion dhe vaksinimi, këtu tashmë nuk ka arsye për me i mbajt masat”, ka thënë ai.

Ai tha se pas lirimit të masave do të ketë një sërë rregullash të cilat do të jenë të obliguar të respektohen nga bizneset përkatëse.

“Por normalisht duhet të shkohet me një guidë e cila do t’iu përshtatet rregullave, siç është për restorante 4 persona në një tavolinë ose në 100 m2, 40 persona”, është shprehur ai.

Aktualisht në fuqi është ora policore nga 22:30 deri 5:00 në mëngjes, ahengjet nuk lejohen diskotekat dhe veprimtari të ngjashme.

Related Articles