Komuna e Malishevës, brenda tri viteve do të ndërtojë një parking nëntokësor përfundi parkut qendror të kësaj qyteze.
Sipas drejtorit të urbanizmit, Avdi Morina, projekti do të kushtojë 9 milionë euro, dhe do të ketë hapësirë për parkimin e mbi 200 veturave, do të ketë lokale afariste dhe një park me më shumë gjelbërim se tani.
Por janë familjet Hoti, Hisenaj e Mekaj, të cilët thonë se përfundi parkut gjenden varrezat e familjarëve të tyre, dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij parkingu nëntokësor pa u zhvendosur ku duhet eshtrat e të afërmve të tyre.
Avdi Morina, drejtor i urbanizmit i tha Klan Kosovës, se projekti do të nis të realizohet brenda dy javëve, dhe në rast se hasin në varreza e eshtra atëherë komuna do të bëjë një zgjidhje për to.