ë 15-vjetorin e Pavarësisë, ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Mirlind Bajraktari u bë viral në rrjete sociale duke kënduar këngën me motive patriotike “Mora Fjalë”.
Video e cila arriti 1 milion e 800 mijë shikime në “TikTok”, për Bajraktarin nuk ishte e pritshme, përcjell teve1.info
Në emisionin “Herët” në Tëvë 1, ai thotë se atë këngë e ka kënduar me emocion të veçantë.
“Unë me muzikë merrem prej kur jam kanë i vogël, edhe kam postu dhe video në Youtube edhe në rrjete sociale, por kjo ishte një video që u bë më virale, edhe jam kanë me uniformën e FSK-së, edhe kam këndu me emocion të veçantë për komandantin legjendar, Adem Jashari…kjo ka qenë spontanisht. Na ishim rrugës tu ardh për Prishtinë, prej Istogut. Edhe shokët më thanë që me i këndu unë disa kangë, njëra prej tyre ka qenë edhe ‘Mora fjalë’. Edhe kur i pashë unë xhirimet, thash ta vendosi bre një video në rrjet social ‘TikTok’, edhe t’ua uroj festën e pavarësisë përmes kësaj video. Por nuk e kam prit që ka me u bë kaq virale”, deklaroi Bajraktari.
Ushtari i FSK-së po ashtu bëri të ditur edhe momentet kur mori vesh për bujën e madhe të videos në rrjete sociale.
“Unë isha në parakalimin e ushtrisë, edhe kur përfunduam parakalimin, jemi shku te kombi, kur e mora telefonin, mu blloku telefoni, shumë mesazhe, thirrje, video, shpërndarje. Nuk e disha as çka u bë, por tani e mora vesh që ka ba shumë bujë të madhe nëpër rrjete sociale”, tha ai.
Bajraktari theksoi se ushtar i FSK-së është që tetë muaj, teksa si këngëtar ka marrë pjesë në festivale dhe ka fituar çmime të ndryshme.