Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka adresuar kritika të shumta kundrejt qeverisë “Kurti”, lidhur me rastin e Astrit Deharit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai madje ka akuzuar ministren, Albulena Haxhiu se ka interes të mos zbardhet ky rast.
“Vetëvendosja i përdor për qëllime dhe përfitime politike, kjo është evidente. As pas ekspertizës së zvicerane për këtë rast nuk ka ndonjë epilog në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe interesi i politikës në këtë rast, LVV-së është që ky rast të mos zbardhet”, ka thënë Berisha.
Por fjalimi i tij u tentua të pengohet nga ministrja Haxhiu, e cila njësoj sikur ishte në opozitë, filloi të protestonte kundër fjalimit të deputetit Berisha.
Ai madje kërkoi nga kryeparlamentari Konjufca që t’i ndaloj fjalën Berishës, por që Konjufca refuzoi ta bëjë këtë gjë.
“Marre të koftë” – dëgjohej teksa i thoshte Haxhiu – Berishës/ Gazeta Enigma