“Të hënën në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën”

“Të hënën në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës  në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

I pyetur nga mediat gjatë një aktivteti të mbajtur mbrëmë në Beograd nëse të hënën në Bruksel, duke pasur parasysh parajmërimet e BE-së se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, Vuçiq ka përmendur deklaratat që ka bërë ditë më parë në Kuvendin e Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

“Gjithçka që kam thënë në Kuvend dhe e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë netë të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thashë në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarë do të jetë dhe si do të jetë”, tha Vuçiq.

Të hënën, më 27 shkurt mbahet takimi i radhës në Bruksel mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të dialogut është paraparë që të diskutohet propozimi evropian.

Related Articles