Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë ratifikuar edhe dy marrëveshje të tjera ndërkombëtare që kanë dal nga takimet e “Procesit të Berlinit”.
Kuvendarët votuan pro njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve në konteksin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Për të parën votuan pro 83 deputetë ndërkaq për të dytën të gjithë deputetët e pranishëm, pra 84.
Prezantimi i tyre u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Para tyre, u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.