Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje rreth orës 10:43 në fshatin Hodonovc të Kamenicë la të vdekur dy persona dhe dy të tjerë u lënduan.
Nga ky aksident, në vendin e ngjarjes humbi jetën 33 vjeçari, Albaton Emerllahu kurse sot ndërroi jetë edhe vajza e tij rreth 1 vjeçe.
Edhe përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i Klinikës Emergjente vogëlushja nuk arriti që tu përballoj plagëve të rëndë të marra nga ky aksident.
“Zyra për informim ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i Klinikës Emergjente, foshnja 1 vjeç nuk ka arritur të mbijeton, meqë kishte gjendje kritike”, thuhet më tej në përgjigjet e ShSKUK-së dhënë Insajderit.
Në gjendje kritike janë edhe dy personat e tjerë të lënduar nga ky aksident i rëndë.
Nëna e vogëlushes së ndjerë ende po vazhdon trajtimin në Klinikën Emergjente. Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike që nga dita e djeshme kur u soll në QKUK nga spitali i Gjilanit.
Sipas ShSKUK-së, në gjendje kritike është edhe i lënduari tjetër i moshës 20 vjeçare.
“Dy personat e tjerë po ashtu janë në gjendje kritike dhe po vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK”, thuhet më tej në përgjigjet e ShSKUK-së dhënë Insajderit.