Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu si dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.
LEXO EDHE: Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu ndalohen në hyrje të Serbisë
Përgjegjësi për media në Komunën e Gjilanit, Besart Selimi ka thënë për Gazetën Enigma se të njëjtit tashmë janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.
“Janë ndaluar prej policisë për rreth dy orë pa asnjë arsyje dhe sqarim prej anës së tyre. Janë liruar, kanë vazhduar rrugën për Bujanoc dhe tashshmë janë rrugës për në Kosovë”, tha Selimi.