“Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin”

“Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe pala serbe, janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin.

Çitaku në një postim në Facebook, pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha që fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës.

“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme. Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku.

Related Articles