Sulmuesi Roberto Firmino nuk do të jetë pjesë e Liverpoolit pas përfundimit të sezonit aktual, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.
Bëhet e ditur se braziliani, përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin, duke paralajmëruar largimin e tij në verë si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata.
Mësohet se Firmino nuk ka dashur ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin anglez për shkak se këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit.
Ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat deri më tani. 31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Hoffenheimi, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në La Liga ose Serie A.