Princ Valentino Corleone është emër i njohur tash e sa vite për organet e drejtësisë për shkak të historisë së tij kriminale. Ai është futur përsëri në telashe.
Rasti i fundit ka ndodhur dje, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.
Bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm, raporton Sinjali.
Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.