Ismet Munishi ka vlerësuar se Prishtina është dëmtuar edhe ndaj Ballkanit. Sipas tij, situata ku u dha penallti për Ballkanin, ka mundur lehtë të jetë faull në portierin e Prishtinës.
Prishtina e Ballkani luajtën 2:2, të dielën në Lipjan.
“Kampionati jonë është bërë kualitativ. Ka skuadra kualitative, luajnë futboll mirë. Duhet të marrim masa taktike. Me qëllim e kam tërhequr ekipin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm t’i shënojmë dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin”, ka thënë Munishi për të folur më pas për referimin. “Kjo u bë e tepërt, u bë e tepërt kjo punë. Në Ferizaj na prishet VAR-i, në Klinë na vjen goli prej aeroplani”.
”Me Dritën na bëhet penallti. E sata lojë që nuk ka kriter për ne. Bëj apel të mos na dëmtojnë. Po derdhim djersë, mund, dhe bëj apel të mos na dëmtojnë. Nuk janë këto rastësi. Kjo gabim, ajo gabim. Kampionati po vazhdon, pikët po shkojnë. Jemi në tranzicion, kemi lojtarë shumë të talentuar. Kisha pas dëshirë të na lënë të qetë të bëjmë punën tonë”.