Princvalentino Corleone është arrestuar gjatë ditës së shtune në një hotel në Gjilan.
Vali Corleone është arrestuar pasi që në dhomën e tij është gjetur një sasi e vogël e narkotikëve dhe disa fishekë.
“Dhoma ku po qëndronte ai është bastisur dhe aty janë zbuluar një sasi e vogël e narkotikëve prej 0.3 gram dhe 11 fishekë. Vali Corelone dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt” – kanë thënë për Kallxo.com burime brenda Policisë.
I njëjti rasti del të jetë raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës, të cilët kanë treguar se i dyshuarit (Vali Corleone) është liruar me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në dhomën e tij të hotelit janë gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e PK-së.
Kallxo.com i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, por që të njëjtit kanë kërkuar që t’i drejtohen nivelit qendror të Policisë së Kosovës.
Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje duke thënë se “Rajoni i Gjilanit është kompetent për këtë”.