Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo ambasadë, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka potencuar se e mbështet plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”, ka thënë ambasada amerikane.