Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Begaj pas takimit tha se NATO-ja ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
Begaj po ashtu përmendi që Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, tha presidenti shqiptar, duke u treguar i bindshëm që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.