Polica spanjolle ka arrestuar pak ditë më parë një 42-vjeçar shqiptare, teksa ishte duke transportuar 1440 bimë marihuanë në fazën e rritjes, raporton Gazeta Enigma.
Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë një prej kontrolleve të policisë në hyrje të lagjeve të ndryshme të bashkisë, pikërisht në Francaset, kanë ndaluar një furgon të dyshimtë. Individi u identifikua dhe gjatë kontrollit në mjet u konstatua se mbante një ngarkesë me 15 kuti me rreth 1440 bimë kanabis.
42-vjeçari shqiptar është arrestuar, ndërkohë më tej policia ka verifikuar edhe llojin e bimëve që ai po transportonte, të cilat rezultuan të ishin bimë të llojit kanabis sativa.
Pasi u kryen hetimet e para policore, i arrestuari, u transferuan në zyrat e Mossos d’Esquadra në El Vendrell, për fillimin e hetimeve dhe paraqitjen e të arrestuarit para organit gjyqësor. /Gazeta Enigma/