Gërvalla e shkarkon diplomatin Petrit Hajdarin me përvojë 15-vjeçare

Gërvalla e shkarkon diplomatin Petrit Hajdarin me përvojë 15-vjeçare

Ministria e Donika Gërvallës ka shkarkuar Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe. Hajdari ka thënë se rastin do ta çojë në gjykatë, teksa vendimin e ka parë si politik, duke e implikuar Gërvallën dhe Kurtin.

Njoftimin për shkarkim e ka bërë vetë ish-konsulli i Kosovës në Slloveni, teksa kujtoi edhe kohën kur Gërvalla synonte shkarkimin e tij.

“Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese. Ose, më saktësisht, do të ishte befasuese kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Gërvallës Schwarz e Albin Kurtit. Këto shkarkime, të paraprira nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90”, deklaroi ai.

“Dje kam marrë vendimin e shkarkimit nga puna si Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentn për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por bash secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën”, vijon Hajdari.

Related Articles