Në Austri, një kosovar kërcenon ish dhëndrin e tij me thikë

Në Austri, një kosovar kërcenon ish dhëndrin e tij me thikë

Në Linz të Austrisë, një bisedë midis dy personave të moshës 29 dhe 42 vjeç ka dalë nga kontrolli. Kosovari 29-vjeçar thuhet se e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij me thikë.

Sipas orf.at, arsyeja e përshkallëzimit të situatës mendohet të këtë qenë divorci martesor i 42-vjeçarit dhe motrës së kosovarit.

Policia identitetin i 42-vjeçarit nuk e ka bërë të ditur gjer më tash.

Pasi ishin thirrur policia, kosovari kishte ikur dhe shkuar te motra e tij. Atje ai u arrestua dhe u dërgua në burgun policor të Linzit.

Related Articles