Vuçiq konteston Lajçakun për “takimin konstruktiv me Kurtin”

Vuçiq konteston Lajçakun për “takimin konstruktiv me Kurtin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk beson aspak që takimi i së enjtes i Miroslav Lajçakut dhe Albin Kurtit ka qenë konstruktiv, siç tha vetë emsiari i BE-së për dialogun, pas takimit me kryeministrin kosovar.

“Çfarë menduat ju, të dali Lajçak e të thotë se takimi dështoi. Zor që aty pati ndonjë përparim?”, ka deklaruar ai gjatë një interviste në televizionin Happy në Beograd.

Vuçiq ka thënë mëpastaj se në Serbi ka shumë të pavërteta për dialogun me Kosovën, ndërsa ka këmbëngulur se nuk do ta dorëzojë vendin e tij.

“Le ta dinë njerëzit, nuk më bie ndërmend ta nënshkruajë kapitullimin e Serbinë. Asnjëri nuk mund të më tregojë cili është plani, pasi e di më mirë se të gjithë. Kam marrë pjesë në 300 negociata, e di çdo detaj, çdo imtësirë, nuk do të ketë kapitullim e as dorëzim”, ka thënë ai.

Po ashtu, presidenti serb ka deklaruar se këto qëndrime ua ka bërë të ditura edhe liderëve dhe negociatorëve të huaj.

“Pa asnjë dilemë e dyshim ua kam thënë të gjithëve dhe siç e dini, askush nuk mund të thotë se kam gënjyer – as Lajçaku, as Eckobari, as Scholci, Macroni apo Blinkeni. Të gjithëve ua kam thënë në fytyrë – nuk do të pajtohet e as nuk do të heshtë Serbia me rastin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe nuk do të pranojë diçka të tillë, në këtë apo atë mënyrë”.

Related Articles