Kombëtarja e Kosovës në hendboll është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Bosnjë e Hercegovinës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024.
Tifozët boshnjakë gjatë intonimit të himnit të Kosovës kanë shpalosur një mesazh.
“Mirësëvini, lojtarët e Kosovës së PAVARUR” – thuhet në mesazhin e tifozëve boshnjakë.
Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese.
Në ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën në Prishtinë, triumfoi Bosnja me rezultatin 25:22.