Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka aprovuar të mërkurën kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përveç heqjes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, do të ketë edhe lehtësira për sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë.
Këto propozime, pritet të votohen më pas nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Enigma.