Moska do ta zgjidhë në fshehtësi me Beogradin çështjen e ministri serb që kërkoi sanksione ndaj Rusisë

Moska do ta zgjidhë në fshehtësi me Beogradin çështjen e ministri serb që kërkoi sanksione ndaj Rusisë

Rusia i është përgjigjur thirrjes së ministrit të ekonomisë së Serbisë që kërkoi urgjentisht vendosjen e sanksioneve për të dënuar luftën në Ukrainë.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, njoftoi se Moska këtë çështje do ta zgjidhë në fshehtësi me Beogradin, raporton Gazeta Enigma.

“Ne e kuptojmë në mënyrë të përkryer se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, po ushtrohet mbi shumë vende, përfshirë Serbinë.

Për Serbinë në veçanti. Dhe ne e vlerësojmë shumë qëndrimin që Serbia ka marrë deri më tani, ne e kuptojmë se kushtet po ndryshojnë, por ne presim që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të dialogut tonë të partneritetit konfidencial me miqtë tanë serbë.”

Më herët, ministri serb i ekonomisë, Rade Basta, kërkoi nga qeveria ku ai bën pjesë që t’i vendosë urgjentisht sanksione Rusisë. Ai tha se Beogradi po paguan prej kohësh një çmim të lartë për mos dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe se situata tashmë po bëhet e papërballueshme. Basta shtoi se refuzimi për të sanksionuar Rusinë u bë me shpresën që konflikti të përfundonte shpejt, por thekson se tashmë realiteti është që luftës nuk i duket fundit dhe zëri i arsyes ka mbaruar.

“Vendet e vogla gjithmonë vuajnë në konfliktin e të mëdhenjve dhe për shkak të turbullirat globale, Serbia përballet me presione të tmerrshme”, paralajmëron ministri Basta. Partia e Bashkuar, pjesë e koalicionit qeverisës, është distancuar nga thirrja e deputetit të saj. Lidhur me këtë çështje, por edhe të tjera, pritet që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të mbajë një fjalim gjatë të enjtes drejtuar kombit.

Related Articles