Caktohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Nesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, trofe ky tashmë shumë i dashur për klube pasi dërgon edhe në garat evropiane.

Ndeshja kryesore është ajo ndërmjet Prishtinës e Ballkanit që zhvillohet në Lipjan nga ora 13:00. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Dardan Çaka. Një sfidë shumë e fortë do të jetë edhe në Mitrovicë ku përballne Trepça ’89 e Gjilani. “Bilbili” kryesor do të jetë gjyqtari më i mirë në vend, Genc Nuza.

Një sfidë poashtu inetersante është edhe ajo ndërmjet Llapit e Malishevës, derisa drejtësinë këtu do ta ndajë Burim Jahmurataj.

Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Vushtrisë e Beharit derisa gjyqtari krtesor do të jetë Visar Kastrati.

Më poshtë gjeni orarin e plotë dhe gfjyqtarët komplet të këtyre sfidave.

Related Articles